LAJME
Dy djem të rinj nga Shkupi deshën të fitojnë në kriptovaluta, mashtruesi ua vodhi 40 mijë euroElezi: Fillon realizimi i investimit historik prej 74 milionë eurosh për Spitalin Klinik të TetovësTragjedi në Shkodër, digjet shtëpia – humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur, ja mosha e tyreNjë bakter i ri zbulohet në ujësjellësin e GostivaritTetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Dy djem të rinj nga Shkupi deshën të fitojnë në kriptovaluta, mashtruesi ua vodhi 40 mijë euroElezi: Fillon realizimi i investimit historik prej 74 milionë eurosh për Spitalin Klinik të TetovësTragjedi në Shkodër, digjet shtëpia – humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur, ja mosha e tyreNjë bakter i ri zbulohet në ujësjellësin e GostivaritTetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”
Lajmi ditës

Kasami, Memishi dhe funksionarë të VLEN-it në pritjen e Kurtit për 21-vjetorin e Vetëvendosjes

Kasami, Memishi dhe funksionarë të VLEN-it në pritjen e Kurtit për 21-vjetorin e Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Daut Memishi, dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it, morën pjesë në pritjen solemne të organizuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Lëvizja Vetëvendosje.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë ngjarje erdhi me ftesë të Kurtit, duke vlerësuar rrugëtimin politik dhe institucional të Vetëvendosjes gjatë dy dekadave të fundit.
“Ky përvjetor shënon një rrugëtim të gjatë të angazhimit politik, qytetar dhe institucional, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve”, shkroi Kasami, duke uruar anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes për jubileun e 21-të.


Pritja solemne mblodhi figura politike dhe institucionale nga Kosova dhe rajoni, ndërsa delegacioni i VLEN-it shfrytëzoi rastin për të shprehur mbështetjen dhe bashkëpunimin me faktorët politikë shqiptarë në Kosovë./Tema.mk/

Ndaj / Сподели