LAJME
“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!
Lajmi ditës

Ja sa gjoba janë shqyptuar për një muaj në Maqedoni

Ja sa gjoba janë shqyptuar për një muaj në Maqedoni

trafikut gjatë muajit maj, ku janë evidentuar plot 16.885 kundërvajtje në komunikacion në mbarë vendin informon Tetovasot.

Sipas të dhënave zyrtare, 4.473 shoferë janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 3.851 për parkim të paligjshëm dhe 920 për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes.

Veçanërisht shqetësuese mbeten shkeljet që konsiderohen si drejtim i pakujdesshëm i automjetit. Gjatë muajit maj janë sanksionuar:

70 shoferë që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit;
241 persona që kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi;
33 shoferë që kanë vozitur pavarësisht ndalimit të mëparshëm për drejtim mjeti.

Në të njëjtën periudhë, policia ka sekuestruar 238 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.

Kontrollet kanë zbuluar gjithashtu se 1.281 motoçiklistë nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse, ndërsa 1.584 pjesëmarrës në trafik nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Janë gjobitur edhe 295 këmbësorë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Për shkak të mungesës së regjistrimit janë larguar nga trafiku 240 automjete, ndërsa 83 mjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të parregullsive teknike. Gjithashtu janë sanksionuar 55 shoferë për përdorimin e kundërligjshëm të folieve në xhamat e automjeteve.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për rrugë më të sigurta.

Ndaj / Сподели