Lajmi ditës

ARMË NË SHTËPI! Tetovari 47-vjeçar nën hetim pasi policia gjeti pistoletë dhe municion

ARMË NË SHTËPI! Tetovari 47-vjeçar nën hetim pasi policia gjeti pistoletë dhe municion

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj B.V. (47) nga Tetova, nën dyshimin për veprën penale “prodhim, posedim dhe tregti e paautorizuar e armëve ose materieve shpërthyese”.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti lidhet me një kontroll policor të realizuar më 21 tetor 2025 në shtëpinë e A.V., djalit të të kallëzuarit.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një pistoletë të kalibrit 7.65 milimetra, si dhe municion për armën.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj 47-vjeçarit është paraqitur kallëzim penal për armëmbajtje të paligjshme.

Ndaj / Сподели