Një 16-vjeçar nga Negotina ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë gjatë drejtimit të një trotineti elektrik në një kryqëzim në qytet.
Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 14:00, në kryqëzimin e rrugëve “Klimentova” dhe “Dojranska” në Negotinë.
Në një moment, i mituri ka humbur kontrollin mbi trotinentin dhe ka rënë në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ku mjekët kanë konstatuar natyrën e rëndë të lëndimeve.
Lajmi ditës
16-vjeçari pëson lëndime të rënda pasi ra nga trotineti elektrik
