Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka marrë pjesë mbrëmê në koncertin jubilar të ikonës së muzikës tetovare, Mahmut Ferati, i mbajtur në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Memishi bëri të ditur se koncertin e ndoqi së bashku me zëvendëskryetarin e Komunës së Tetovës, Albi Qamili, duke vlerësuar lart kontributin shumëvjeçar të Mahmut Feratit në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale shqiptare.
“Në emër të Komunës së Tearcës, ndamë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm artistik, si një këngëtar që lindi dhe u rrit në fshatin Odër, komuna e Tearcës”, ka shkruar Memishi. Ai falënderoi Mahmut Feratin për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës shqiptare ndër vite, duke i uruar pensionim të qetë, shëndet, lumturi dhe respektin që meriton.
