Gjykatat e kthyen në punë doktorin ‘TikTok-er’ që incizonte paciente në gjinekologjinë e Tetovës.
Një sërë lëshimesh procedurale dhe boshllëqe të dyshimta ligjore tregojnë se institucionet e drejtësisë janë të përkushtuara të tregojnë forcë se po i zgjidhin rastet vetëm në momentin e parë dhe vetëm nëse rasti bëhet skandal publik. Sapo zhduket vëmendja, ndodhin gjëra të çuditshme.
Për shembull, prokurori i Tetovës, Bashkim Hiseni, nuk ka marrë deklarata nga viktimat, por vetëm nga njëri prej bashkëshortëve. Ai nuk është ankuar as për rigjykimin, madje edhe e ka rikualifikuar lëndën.
Gjykata e Apelit, e njohur në opinion për zvarritjet kontroverse të lëndëve, edhe në këtë rast ka mundësuar që rasti proceduralisht të bie.
IRL
