LAJME
VMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaAksion i ri policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup i organizuar kriminal!VMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaAksion i ri policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup i organizuar kriminal!
Lajmi ditës

Besim Hoda: BDI-ja i harroi dëshmorët dhe invalidët, UÇK-ja të hyjë në kushtetutë

Besim Hoda: BDI-ja i harroi dëshmorët dhe invalidët, UÇK-ja të hyjë në kushtetutë

Besim Hoda deklaroi se familjet e dëshmorëve dhe invalidët vazhdojnë të ndihen të anashkaluar, duke kritikuar mungesën e përkujdesjes institucionale dhe memorialeve për luftëtarët e UÇK-së. Sipas Hodës, për më shumë se dy dekada në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për njohjen dhe statusin e dëshmorëve, gjë që ai e cilësoi si “tallje ndaj gjakut të derdhur”.

“Edhe populli shqiptar, edhe çdo pjesëtar i UÇK-së, por edhe familjet e dëshmorëve, edhe dëshmorët dhe invalidët e luftës në kushtetutën e Maqedonisë quhen terrorist. Të amnistuar janë vetëm kasta politike e cila po gëzon benefitët e kësaj qeverie ndërsa tek familjet e deshmorëve, varreza dëshmorësh, të cilat janë të ndërtuara në Sllupçan në kodër, në Haraçinë në pjesën ku digjet gjithmonë pra afër deponisë, në Sellcë është në kodër. Në nuk kemi asnjë përmendore. E vetmja përmendore e UÇK-së, që kemi ndërtuar është ajo në vendin tonë e që e bëmë me vetë kontribut para ish komunës së Negotinës dhe e cila u transferua në Vraçisht. Është i vetmi monument i UÇK-së, i ndërtuar përpara një institucioni shtetëror dhe nuk ka tjetër. Kjo tregon për anashkalimet që po i bëjnë. Të quhen edhe sot dëshmorët si terrorist brenda kushtetutës, dhe më thoni cili është veprimi i kastës politike e që tani është në opozitë, pra BDI, që ishte 23 vite në qeveri, që nuk i ka shpallur dëshmorë apo edhe të kërkojë nga Shqipëria apo Kosova që të shpallen dëshmorë. Kjo është një tallje reale ndaj gjakut të derdhur.” Tha Besim Hoda – OVL UÇK/Alsat.mk.

Ndaj / Сподели