Lajmi ditës

A është anuluar konkursi? Flasin nga Spitali i Tetovës

A është anuluar konkursi? Flasin nga Spitali i Tetovës

Ditëve të fundit në opinion kanë qarkulluar informacione se konkursi në Spitalin e Tetovës është anuluar dhe se personat që kanë marrë vendime për punësim nuk do të fillojnë punën. Megjithatë, nga Spitali i Tetovës i kanë mohuar këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.

Nga ky institucion shëndetësor për Tema.mk bëjnë të ditur se që nga fillimi kanë qenë të interesuar që të gjendet një zgjidhje për personelin mjekësor që kanë punuar për gati 11 vite.

“Spitali i Tetovës që nga fillimi është interesuar që t’i jepet zgjidhje personelit mjekësor që kanë punuar gati 11 vite. Nuk bëhet fjalë për anulim të konkursit, por Spitali i Tetovës respekton afatet ligjore të ankesave që janë bërë dhe, pa përfunduar e gjithë procedura, nuk mund të ndërmerren hapa të tjerë”, thonë nga Spitali i Tetovës.

Nga atje shtojnë se procedura do të vazhdojë në përputhje me afatet dhe rregullat ligjore, ndërsa për çdo zhvillim të ri opinioni do të njoftohet me kohë./Tema.mk

Ndaj / Сподели