Lajmi ditës

Gjatë tejkalimit me veturë gjuajti me armë zjarri në Likovë

Gjatë tejkalimit me veturë gjuajti me armë zjarri në Likovë

Policia e Kumanovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një banorë të rajonit të Likovës, pasiqë paraprakisht, për rastin në fjalë është njoftuar nga një banor i kësaj ane, kurse autori i veprës është dërguar në Stacionin policor, përcjell Kumanova Sot.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) 34-vjeçari gjatë tejkalimit me veturë ka gjuajtur nga revolja, kurse incidenti ka ndodhur “me daten 6 maj 2026 rreth ores 16:30”, përcjell portali “Kumanova Sot”, njoftimin e Policisë së Kumanovës.

“Policia e ka privuar nga liria personin me iniciale A.A. 34-vjeç fshati Hotël i komunes se Likoves, i cili dyshohet se gjatë tejkalimit me veturën e tipit ‘Mercedes’ në Hotël, e drejtuar nga personi me iniciale E.Sh., ka gjuahtur nga vetura me armë zjarri”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë.

Pas dokumentimit të plotë rreth rastit ne fjalë do te ndermerren masa tjera konform dispozitave ligjore.

Ndaj / Сподели