Lajmi ditës

Reagon Imami i “Jahja Pashës”: Janë ndërprerë vetëm ligjeratat vullnetare, vazhdoj të jem hatib në xhami

Reagon Imami i “Jahja Pashës”: Janë ndërprerë vetëm ligjeratat vullnetare, vazhdoj të jem hatib në xhami

Hoxha Qëndrim Jashari ka reaguar me një sqarim publik pas keqinterpretimeve lidhur me njoftimin e fundit për ndërprerjen e ligjëratave në Xhamia Jahja Pashë. Ai thekson se njoftimi paraprak kishte të bënte vetëm me ndërprerjen e ligjëratave vullnetare që mbaheshin të shtunën dhe të hënën, ndërsa të gjitha aktivitetet e tjera në xhami vazhdojnë normalisht.


Sipas tij, disa portale kanë keqpërdorur emrin dhe informacionin, duke krijuar huti në opinion për rolin e tij si hatib i xhamisë. “Unë, si imam zyrtar i Xhamisë Jahja Pashë, vazhdoj rregullisht me ligjëratën e xhumasë dhe hutben si çdo të premte tjetër”, thekson Jashari. Në fund, ai distancohet qartë nga çdo thirrje për protesta apo gjuhë urrejtjeje mes besimtarëve, duke bërë apel për qetësi dhe mirëkuptim.

Ndaj / Сподели