Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë shënuar sërish rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 111 dollarë për fuçi, ndërsa pasiguria në tregjet energjetike vijon të thellohet, shkruan Tema.mk. Sipas zhvillimeve të fundit, rritja lidhet ngushtë me tensionet dhe pengesat në qarkullimin e lirë të naftës, përfshirë edhe situatën e krijuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme për transportin global të energjisë.
Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në shumë vende, duke shtuar presionin mbi ekonomitë dhe qytetarët.
Ndërkohë, tregjet mbeten të paqëndrueshme dhe çdo zhvillim i ri gjeopolitik pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në çmimet e energjisë./Tema.mk/
