Bota

A mund ta godasë Irani Shqipërinë me raketa?

A mund ta godasë Irani Shqipërinë me raketa?

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, drejtuesi i Qendrës Marshall në Shqipëri, Ermal Jauri, analizoi mundësinë teorike dhe praktike që një raketë balistike e lëshuar nga Irani të mund të godasë territorin shqiptar. Sipas tij, në aspektin teorik një skenar i tillë mund të imagjinohet për shkak të rrezes së veprimit të raketave balistike iraniane, të cilat mund të arrijnë deri në 2000–2500 kilometra, ndërsa distanca mes Iranit dhe Tiranës është afërsisht rreth 2000 kilometra.

Megjithatë, Jauri theksoi se në praktikë një sulm i tillë është pothuajse i pamundur për shkak të sistemit të mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe vendeve aleate në rajon. Sipas tij, një raketë e nisur nga Irani do të duhej të kalonte mbi territorin e Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të NATO-s që disponojnë sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore si Patriot dhe NASAMS, të cilat janë të afta të interceptojnë çdo raketë që hyn në hapësirën e tyre ajrore.

Ndaj / Сподели