LAJME
Tetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëTetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e Drejtësisë
Lajmi ditës

Gjashtë të dyshuarve për botoks fals në Maqedoni u caktohet paraburgimi

Gjashtë të dyshuarve për botoks fals në Maqedoni u caktohet paraburgimi

Gjykata Penale ka caktuar masë paraburgimi efektiv për gjashtë persona të dyshuar për botoksin dhe fillerët e falsifikuar që u janë injektuar pacienteve në Maqedoninëë e Veriut. Katër personave u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa nëntë të tjerë morën masa kujdesi.

Ndërkohë, kompanitë e sektorit të shëndetësisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike, kërkojnë hetim transparent dhe 0 tolerancë për praktike jolegale medicinale. Ata dënojnë fuqimisht të gjitha akuzat dhe veprimet që tregojnë kryerjen e mundshme të trajtimeve të paligjshme mjekësore.

“Këto veprime, nëse vërtetohen nga institucionet kompetente, përfaqësojnë shkelje të rëndë të etikës mjekësore, një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e pacientëve dhe një minim të rëndë të besimit në sistemin e kujdesit shëndetësor”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë

Për rastin është deklaruar edhe Ministria e Shëndetësisë. Ata shpehen se çdo veprim në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe standardet mjekësore do të jetë subjekt i procedurave përkatëse institucionale, në bashkëpunim me organet kompetente.

“Apelojmë që të respektohen në mënyrë konsekuente normat profesionale dhe etike. Apel për qytetarët është që të përdorin shërbime vetëm nga ofrues të autorizuar dhe të licencuar të kujdesit shëndetësor. Njëkohësisht, rikujtojmë parimin e prezumimit të pafajësisë”.. thonë nga ministria e Shëndetësisë

Ndaj / Сподели