Lajmi ditës

SKANDAL| Ministri i jashtëm i Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë i quan “idiota”

SKANDAL| Ministri i jashtëm i Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë i quan “idiota”

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha kundrejt shqiptarëve të Maqedonisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë mesazhet e dërguara nga ministri, Këlliçi shprehet se gjuha e përdorur nga ministri tregon arrogancë dhe se ai duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë mbi rastin ka reaguar edhe krue i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili ka kërkuar dorëheqjen e ministri.

“Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”. Një qëndrim i tillë e përjashton menjëherë nga çdo funksion publik dhe e bën të pamundur vijimin e ushtrimit të detyrës, qoftë edhe për një minutë më shumë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ministrin përgjegjës për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ndaj / Сподели