Lajmi ditës

“E kemi shkatërruar Iranin”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Shumë shpejt SHBA do të ketë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

“E kemi shkatërruar Iranin”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Shumë shpejt SHBA do të ketë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

E kemi shkatërruar Iranin”. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste telefonike me Michael Cohen, ish-avokatin e tij dhe një prej dëshmitarëve kryesorë kundër tij në çështjen gjyqësore që lidhej me marrëdhënien e Trump me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Sipas Trump, Irani “ka ende disa raketa dhe dronë, por kapaciteti i tij prodhues është i kufizuar”. Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara “kontrollojnë në thelb ngushticën e Hormuzit” dhe se shumë shpejt do të kenë “kontroll të plotë” mbi të.

Ndërkohë, tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen në rajon. Sipas televizionit arab Al Jazeera, forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) po pengojnë ambulancat që të mbërrijnë te palestinezët e plagosur pas sulmeve të kryera nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndaj / Сподели