Lajmi ditës

“Mbrojtja e ish funskionarëve”, Ramiz Merko i dërgon porosi Ali Ahmeti

“Mbrojtja e ish funskionarëve”, Ramiz Merko i dërgon porosi Ali Ahmeti

Ish kryetari i Strugës, Ramiz Merko, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësime për standarde të dyfishta në trajtimin e ish-funksionarëve politikë.

“Pse, Unë, Ramiz Merko nuk u mbrojt nga pushteti, ndërsa dy kryetarë po mbrohen nga opozita? Pse ky standard i dyfishtë? Deklaratat e fundit të BDI-së për presion politik ndaj ish-funksionarëve si Blerim Bexheti dhe Fatmir Dehari i kam ndjekur me vëmendje. Kërkesa për drejtësi të barabartë dhe mosndërhyrje politike në institucione është e drejtë dhe e nevojshme.

Por pyetja që lind natyrshëm është: pse këto parime nuk vlejnë për të gjithë njësoj?

Unë, si dikush që për më shumë se dy dekada kam qenë pjesë aktive e jetës politike, që kam mbajtur përgjegjësi institucionale dhe kam kontribuar në fitore të rëndësishme elektorale në Strugë dhe në zonën zgjedhore 5, e kam përjetuar drejtpërdrejt këtë standard të dyfishtë.

Ndaj / Сподели