LAJME
Afrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetorSulm në parkingun pranë spitalit të Tetovës, policia në kërkim të dy të dyshuarveMojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore?Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqipZelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj javeÇmimi i arit me rritjen më të madhe që nga janari, ja sa kushton!Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAfrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetorSulm në parkingun pranë spitalit të Tetovës, policia në kërkim të dy të dyshuarveMojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore?Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqipZelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj javeÇmimi i arit me rritjen më të madhe që nga janari, ja sa kushton!Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin Nerasht
Lajmi ditës

Edhe pse e përkrahën në betejën kundër VMRO-së pa rezërve, Haqim Ramadani u “sulet” gazetarëve dhe mediave

Edhe pse e përkrahën në betejën kundër VMRO-së pa rezërve, Haqim Ramadani u “sulet” gazetarëve dhe mediave

Ish-kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar mediat dhe disa gazetarë për, siç tha ai, “shitje” gjatë zgjedhjeve.

Ramadani thekson se gjatë fushatës zgjedhore shumë portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë kërkonin pagesë për mbështetje ose intervista, ndërsa sot, sipas tij, dalin dhe flasin për “shitje” të komunës.

“Sot po shoh reagime nga disa portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë, të cilët gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale u rreshtuan në anën tjetër për 500 apo 1000 euro, ndërsa sot marrin të drejtën të flasin për ‘shitje’ të komunës. Ata që janë shitur vetë, mendojnë se çdokush mund të shitet”, shkruan Ramadani transmeton Tetovasot.

Ai shton se gjatë zgjedhjeve asnjë medium, sipas tij, nuk i dha përkrahje kandidaturës së tij dhe se e gjithë fushata është zhvilluar me mjete minimale.

“E gjithë fushata ime u zhvillua me mjete minimale – vetëm me një telefon dhe përmes rrjeteve sociale”, thekson ai.

Ramadani gjithashtu ka reaguar edhe ndaj kritikave për punësimin e tij, duke thënë se nuk mban asnjë post publik dhe se është absurde të bëhet debat për një vend pune.

“Nuk mbaj asnjë post publik dhe nuk ka asnjë bazë që të merret kush me mua në këtë formë”, shkruan ai.

Në fund, ai ka kritikuar ashpër disa portale, duke i quajtur “mercenarë të klikimeve”.

“Qëllimi juaj nuk është informimi, por përfitimi , rritja e ndjekësve dhe më pas kërkimi i ‘haracit’ në emër të tyre”, përfundon reagimi i Haqim Ramadani.

Ndaj / Сподели