LAJME
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBAArrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA
Lajmi ditës

Mickoski: S’ka ndryshime kushtetuese pa garancion

Mickoski: S’ka ndryshime kushtetuese pa garancion

Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të jetë kushti i fundit nga fqinji ynë lindor në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën evropiane. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se këtë e konfirmoi edhe vet ish presidenti i Bullgarisë Rumen Radev i cili aktualisht është kandidat për kryeministër. Çdo kush që mendon se me ndryshimet kushtetuese marrin fund kushtëzimet bullgare punon për interesa të huaj, tha Mickoski.

“Kushdo që mendon dhe beson se me ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës do të përfundojnë sfidat dhe problemet tona. Kushdo që mendon se me këtë do të përfundojë gjithçka dhe se që nga dita tjetër do të fillojë të rrjedhë mjaltë dhe qumësht nëpër rrugë, gabon. Ose nuk e kupton politikën, ose me vetëdije paraqitet si ind i butë i identitetit maqedonas dhe punon për interesa të huaja,” deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kryeministri Micksoki drejtoi akuza edhe ndaj opozitës e cila siç tha i dëmton pozicionin e shtetit në këtë kontest.

“Por pres që pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare këta politikanë dhe ajo parti politike të margjinalizohen dhe më në fund të zhduken nga skena politike maqedonase,” tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kryeministri Hristijan Mickoski pak kohë më parë këmbënguli se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me kushtet aktuale, duke nënvizuar se nëse është e nevojshme vendi do të pres të kalojnë dekada të tjera. /Alsat.mk

Ndaj / Сподели