Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka shprehur qëndrimin e tij të fortë kundër luftës ndaj Iran, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe me pasoja të rënda për civilët.
Në një intervistë për Al Jazeera, Mamdani theksoi se konflikti ka shkaktuar mijëra viktima në mesin e popullsisë civile, ndërsa shtoi se shpenzimet për luftën janë të pajustifikueshme.
“Po flasim për një luftë që ka vrarë mijëra civilë. Po shpenzojmë dhjetëra miliarda dollarë për të vrarë njerëz,” deklaroi ai.
Ai kritikoi gjithashtu prioritetet financiare të qeverisë, duke theksuar se fondet e mëdha të dedikuara për luftë mund të përdoreshin për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Sipas tij, gjërat që shpesh konsiderohen si të paarritshme për shkak të kostos, në realitet do të kushtonin shumë më pak sesa lufta. Gjithmonë duket se kemi para për luftë, por jo për të ushqyer të varfrit,” u shpreh Mamdani.
Lajmi ditës
Zohran Mamdani kundër luftës me Iranin: Kemi para për luftë, jo për të varfrit
