Lajmi ditës

Rama ndryshon rregullat e protestave; faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët

Rama ndryshon rregullat e protestave; faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët

Shteti mund të kompensojë dëmet në pronat private dhe më pas të kërkojë rikuperimin e parave nga personat përgjegjës. Akti normativ parashikon përgjegjësi solidare për organizatorët e tubimeve, si dhe mundësinë e shlyerjes së detyrimeve nëpërmjet punës në interes publik…Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve në vende publike. Akti Normativ u miratua në mbledhjen e Qeverisë, një ditë para zhvillimit të protestës kombëtare të 28 nëntorit.Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe të ministrit të Drejtësisë, qeveria ka përcaktuar në 16 nene rregullat për kompensimin e pronarëve të dëmtuar, përgjegjësinë civile të autorëve dhe procedurat për rikuperimin e shumave që shteti paguan nga buxheti.Akti normativ përfshin tubimet në vende publike ose të hapura për publikun, pavarësisht nëse organizatorët i kanë njoftuar ato, autoritetet i kanë ndaluar apo kanë karakter spontan. Dispozitat përfshijnë edhe tubimet gjatë veprimtarive sportive, kulturore dhe festive.

Ndaj / Сподели