Lajmi ditës

Daut Memishi: Investojmë në ngrohjen qendrore të shkollës në Odër, ndërrohen radiatorët dhe rritet kapaciteti i ngrohjes!

Daut Memishi: Investojmë në ngrohjen qendrore të shkollës në Odër, ndërrohen radiatorët dhe rritet kapaciteti i ngrohjes!

Komuna e Tearcës po vazhdon investimet në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryetarin e Këshillit Komunal dhe zëvendësdrejtorin e Kadastrës, ka vizituar shkollën e fshatit Odër, ku aktualisht po realizohet një investim në sistemin e ngrohjes qendrore.Projekti parasheh ndërrimin e radiatorëve ekzistues dhe rritjen e kapacitetit ngrohës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.Memishi theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve sa më dinjitoze për çdo nxënës.”Fëmijët janë e ardhmja jonë, ndërsa kujdesi për ta nuk është zgjedhje, por detyrim”, ka theksuar kryetari Memishi.

Ndaj / Сподели