Lajmi ditës

Probleme të përsëritura me “Escherichia Coli”, AUV ndalon importin e produkteve nga “AD Mlekarna Tetovo”

Probleme të përsëritura me “Escherichia Coli”, AUV ndalon importin e produkteve nga “AD Mlekarna Tetovo”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e importit të produketeve ushqimore të stabilimentit “AD Mlekarna Tetovo” nga Maqedonia e Veriut, si dhe të largohet ky stabiliment nga lista e stabilimenteve të aprovuara për import në Kosovë.AUV-ja ka thënë se vendimi i marrë më 6 nëntor ishte pas kontrolleve të vazhdueshme zyrtare dhe analizave laboratorike që kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur praninë e bakterit Escherichia coli (E.coli) në produktet e këtij stabilimenti.

“Gjatë periudhës prill–tetor 2026, AUV ka raportuar 11 testime me rezultate mikrobiologjike të pakënaqshme. Analizat janë kryer nga laboratorët e AUV-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe laboratori Food Lab në Maqedoninë e Veriut. Produktet e testuara përfshijnë krem të bardhë, produkte të tipit urda dhe përgatitje ushqimore me yndyrë bimore, përfshirë produktet Natura Sharplaninska, Olios dhe Bianco Vacuum. Produktet e këtij stabilimenti janë importuar në Kosovë përmes operatorëve ekonomikë Vizioni M.Z.I, Dauti Komerc dhe Delfini L.T.D, të identifikuar në dokumentacionin e kontrolleve zyrtare. Të gjitha dërgesat për të cilat kontrollet dhe analizat laboratorike kanë konstatuar rezultate të pakënaqshme janë refuzuar në pikat e kontrollit kufitar dhe nuk janë lejuar të vendosen në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AUV-së.AUV-ja ka thënë se prania e E.colit mund të tregojë mangësi në trajtimin e lëndës së parë, higjienën e pajisjeve, përpunimin apo kushtet sanitare të prodhimit. AUV-ja ka thënë se largimi i “AD Mlekarna Tetovo” nënkupton se më produkte të këtij stabilimenti nuk mund të transportohen ligjërisht në Kosovë.

Ndaj / Сподели