Lajmi ditës

Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë në Tiranë, arrestohen 6 persona

Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë në Tiranë, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona janë arrestuar pas akteve të dhunës gjatë protestës së mbajtur dje në Tiranë, njofton Policia e Shtetit. Mes të arrestuarve janë katër persona të moshës 18 deri në 38 vjeç, njëri prej tyre shtetas i huaj, si dhe dy të mitur.Gjithashtu, tre persona janë proceduar penalisht, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar bomba molotov në posedim të dy prej të arrestuarve.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.

Ndaj / Сподели