Një kompani nga Sllovenia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një automjeti luksoz BMW X6 të bardhë, të vitit 2021, i cili dyshohet se mund të jetë sjellë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe rajonin e Tetovës. Sipas informacioneve të publikuara në mediat sllovene, automjeti është dhënë me qira nga kompania CDA Rental Solutions nga Izola, por nuk është kthyer në kohën e paraparë. Vlera e tij vlerësohet në të paktën 55.000 euro.
Bëhet fjalë për një BMW X6 me targa sllovene LJ 97-IVJ. Sipas kompanisë, personi që e kishte marrë automjetin me qira më vonë kishte deklaruar se ishte grabitur dhe se makina i ishte marrë nga persona të panjohur. Rasti po hetohet nga autoritetet policore në Koper të Sllovenisë. Dyshimet se automjeti mund të ndodhet në Maqedoninë e Veriut lidhen me faktin se personi që e kishte marrë me qira, sipas kompanisë, është edhe shtetas i Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim se automjeti ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Kompania paralajmëron se targat mund të jenë hequr ose zëvendësuar dhe ofron shpërblim të konsiderueshëm financiar për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e tij. Të dhënat e automjetit: * Marka dhe modeli: BMW X6* Ngjyra: E bardhë* Viti: 2021* Targat: LJ 97-IVJ* Numri VIN: WBAGT810609H16688* Vlera e përafërt: Të paktën 55.000 euro Personat që kanë informacione për vendndodhjen e automjetit ose e kanë parë atë, ftohen të njoftojnë policinë sllovene në numrin 113 ose të kontaktojnë drejtpërdrejt kompaninë CDA Rental Solutions. Çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen dhe kthimin e automjetit te pronari.
