LAJME
Tensione në televizionin serb “Informer” i afërt me Vuçicin – Qytetarët ndërpresin transmetimin dhe rrethojnë kryeredaktorin!Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!Ndërron jetë Enver Rifati – komandat Xhaxhi!SNS dhe Vuçiqi fituan vetëm në tri nga 29 qytetet e Serbisë, ja sa fitoj “Lista e Studentëve”!Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëtaPse Ali Ahmeti ende nuk e cilëson si “lajm të mirë” për rajonin humbjen e Vuçiçit në Serbi?!“Ngjarje si në filma”, vidhet një “Range Rover” në Tetovë, ja detajet!Kasami: Rrëzimi i Vuçiçit lajm i mirë për rajonin!Tensione në televizionin serb “Informer” i afërt me Vuçicin – Qytetarët ndërpresin transmetimin dhe rrethojnë kryeredaktorin!Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!Ndërron jetë Enver Rifati – komandat Xhaxhi!SNS dhe Vuçiqi fituan vetëm në tri nga 29 qytetet e Serbisë, ja sa fitoj “Lista e Studentëve”!Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëtaPse Ali Ahmeti ende nuk e cilëson si “lajm të mirë” për rajonin humbjen e Vuçiçit në Serbi?!“Ngjarje si në filma”, vidhet një “Range Rover” në Tetovë, ja detajet!Kasami: Rrëzimi i Vuçiçit lajm i mirë për rajonin!
Lajmi ditës

Familja e Erjonit e nxjerr në rren Ramën: Për kurim në Itali e dërguam me kursimet tona!

Familja e Erjonit e nxjerr në rren Ramën: Për kurim në Itali e dërguam me kursimet tona!

Propaganda shtetërore rreth trajtimit mjekësor të 28-vjeçarit të plagosur në sy u rrëzua përballë të vërtetës lakuriq: shteti e la pas dore, ndërsa e gjithë barra financiare dhe organizative për kurimin e tij jashtë vendit u përballua plotësisht nga vetë familja.Ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit nxituan të ambalazhojnë ngjarjen me pretendime pompoze për “kujdes” e “operacion humanitar”, ky reaksion nuk ishte gjë tjetër veçse një tentativë e ultë për të mbuluar përgjegjësinë institucionale me shfaqje mediatike. Të përvetësosh meritën e shpëtimit të një të riu kur çdo cent doli nga xhepat e prindërve dhe të afërmve të tij është kulmi i hipokrizisë politike dhe një fyerje e hapur ndaj sakrificës së familjes.Kjo ngjarje nxjerr në pah degradimin e plotë të Policisë së Shtetit, e cila në vend që të mbajë llogari për rrethanat se si u dëmtua rëndë një qytetar, zgjodhi rrugën e mbrojtjes së vetvetes dhe shpëlarjes së duarve përmes gjuhës burokratike.Në vend të llogaridhënies dhe reagimit me dinjitet, organi i rendit funksionon si një armatë që mbron imazhin e pushtetit dhe jo jetën apo shëndetin e njerëzve. Historia e këtij 28-vjeçari nuk është asnjë fitore apo arritje shtetërore, por dëshmi e gjallë e një sistemi që të lëndon, të braktis kur ke më shumë nevojë dhe më pas përpiqet ta përdorë fatkeqësinë tënde për propagandë politike.

Ndaj / Сподели