Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit, Drejtorit Operativ të Televizionit Alsat-M.
Kasami, përmes një mesazhi, ka vlerësuar kontributin e gjatë të Hajredinit në skenën mediatike, duke theksuar profesionalizmin, përkushtimin dhe veprën e tij.“Ndarja e tij e papritur nga jeta ka prekur thellë zemrat e të gjithëve”, ka shkruar Kasami, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan Hajredinin.
Në fund, Kasami ka lutur Zotin që ta mëshirojë të ndjerin dhe familjes së tij t’i japë durim e forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe./Tema.mk/
