Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë privuar nga liria katër persona: N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga fshati Vrapçisht.Ata janë kapur në flagrancë duke kryer gërmime të paligjshme me qëllim gjetjen e arit. Gjatë kontrollit, policia u ka konfiskuar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe sende të tjera.
Lajmi ditës
Katër persona kapen duke gërmuar ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit
