Lajmi ditës

Mediat bullgare: Qëllohet për vdekje biznesmeni dhe ish-eurodeputeti Sllavi Binev

Mediat bullgare: Qëllohet për vdekje biznesmeni dhe ish-eurodeputeti Sllavi Binev

Biznesmeni i njohur bullgar, ish-deputeti i Parlamentit Evropian dhe funksionari sportiv Sllavi Binev është qëlluar me armë zjarri në lagjen „Pavllovo“ të Sofjes, raportojnë mediat bullgare.Sipas televizionit bullgar bTV, i cili citon informacione nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes, denoncimi për ngjarjen është pranuar rreth orës 10:20. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka mbërritur në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e një personi.Sipas burimeve të bTV-së, vrasjes i ka paraprirë një konflikt i natyrës private. Informacionet fillestare bëjnë të ditur se denoncimin e ka bërë një i njohur i viktimës, i cili ka deklaruar se disa persona kishin shkuar te Binevi, pas së cilës kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri.Rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u zbardhur nga autoritetet kompetente.

Ndaj / Сподели