Lajmi ditës

Humb jetën 14-vjeçari nga Reçica e Madhe

Humb jetën 14-vjeçari nga Reçica e Madhe

Bashkësia lokale e fshatit Reçicë e Madhe ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të një 14-vjeçari, duke e cilësuar atë si një pionier të ri që la pas pikëllim të madh në familje dhe në gjithë komunitetin, përcjell tetova1.

Përmes një njoftimi, bashkësia lokale ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka lutur Zotin që t’i japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

“Sot Reçica e Madhe humbi një pionier të ri, duke lënë pas dhimbje e pikëllim të madh.

Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të pakufishme dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Familjes i dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona! LONI”/tetova1.mk

Ndaj / Сподели