Lajmi ditës

“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë

“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Vrapçisht, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij janë gjetur marihuanë dhe kokainë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), bastisja është kryer më 9 tetor 2026, nga ora 20:40 deri në 21:50, nga zyrtarë policorë të njësisë mobile „Task Force“, Njësisë së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar dhe Stacionit Policor në Gallatë, me urdhër gjykate.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një paketim me marihuanë, një epruvetë e mbështjellë me foli alumini që përmbante kokainë, si dhe një qese tjetër me kokainë.
Në lidhje me rastin është privuar nga liria M.A. (28), nga fshati Vrapçisht.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

Ndaj / Сподели