Një zjarr ka shpërthyer sot në fshatin Sllatinë, përgjatë rrugës kryesore Tetovë–Jazhincë, duke shkaktuar flakë të mëdha dhe rrezikuar përhapjen në hapësirat përreth, shkruan Tema.mk. Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur në një depo ku kishte material prej stiropori, ndërsa më pas flakët janë përhapur edhe tek dy mjete të rënda, përkatësisht kamionë, të cilët kanë qenë të parkuar në atë hapësirë prej disa vitesh.
Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit nga Tearca, ndërsa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Tetova.Falë intervenimit të shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve, është parandaluar përhapja e mëtejshme e zjarrit në objektet dhe hapësirat përreth. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa mbetet të përcaktohet shkaku i shpërthimit të zjarrit./Tema.mk/
