LAJME
Hasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainëHasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë
Lajmi ditës

Jakup Huseini prezanton 4 shtyllat e programit për Bërvenicën: Me numrin 4, programi merr drejtim

Jakup Huseini prezanton 4 shtyllat e programit për Bërvenicën: Me numrin 4, programi merr drejtim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar katër shtyllat kryesore të programit të tij për drejtimin e komunës.Programi fokusohet në qeverisje transparente, zhvillim ekonomik dhe përfshirjen e diasporës, krijimin e mundësive për të rinjtë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe mjedisit në të gjitha vendbanimet e Bërvenicës.Shtylla e parë parashikon qeverisje të përgjegjshme dhe transparente, me administratë moderne, shërbime më të shpejta për qytetarët, më pak burokraci dhe transparencë në projektet, vendimet dhe shpenzimet komunale.Në fushën e zhvillimit, ekonomisë dhe diasporës, Huseini premton zhvillim të barabartë për të gjitha vendbanimet, mbështetje për fermerët dhe bizneset lokale, ndërsa diasporën e sheh si pjesë të rëndësishme të zhvillimit përmes investimeve, biznesit dhe projekteve lokale.Shtylla e tretë lidhet me rininë dhe mundësitë për të ardhmen, përmes projekteve që synojnë më shumë mundësi për punësim, arsim dhe angazhim të të rinjve në komunë.Ndërsa shtylla e katërt përfshin infrastrukturën dhe mjedisin, me fokus në rrugë, ndriçim publik, ujësjellës, kanalizim, hapësira publike dhe mbrojtjen e mjedisit.Huseini, përmes një postimi në Facebook, e ka lidhur programin me numrin e tij zgjedhor, duke shkruar: “Me numrin 4, programi me 4 shtylla për ndryshim në Komunën e Bërvenicës merr drejtim.”

Ndaj / Сподели