Sinjali ka mësuar identitetin e njërit prej personave të dyshuar për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Fadil Zogajn, i cili është identifikuar nga hetuesit pas analizimit të video-incizimeve të siguruara nga burime të hapura.
Në pamjet që po trajtohen nga hetuesit shihen disa persona duke e tërhequr zvarrë deputetin Rexhepi dhe më pas duke e hedhur mbi rrethojat brenda oborrit të Kuvendit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Zogaj është lokalizuar rreth orës 19:30 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim në zyrat e njësisë kompetente hetimore.
