Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se Artan Grubi është i pafajshëm dhe do të lirohet.Në një status në rrjetet sociale, Imeri Stafai pyet Ahmetin se si mund të jetë kaq i sigurt për vendimin e gjykatës, duke ngritur edhe çështjen e pavarësisë së drejtësisë.“Valle, Ali, nga të vjen kjo siguri? A e di ti paraprakisht se çfarë do të vendosë gjykata?”, shkruan Imeri Stafai.Ajo e lidh deklaratën e Ahmetit edhe me rastin e lirimit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, duke kërkuar nga ai të sqarojë qëndrimin e tij për pretendimet amerikane për ndikimin e Grubit në drejtësi.“Nëse e din paraprakisht se si do të përfundojë një proces gjyqësor, duhet të pyesim: A është drejtësia e pavarur, apo dikush tashmë e di verdiktin?”, thekson deputetja e VLEN-it.Në fund, Imeri Stafai i kërkon Ahmetit të shpjegojë arsyen e sigurisë së tij për pafajësinë e Grubit.“Ali, mos na trego vetëm që Artani është i pafajshëm. Na trego pse je kaq i sigurt!”, përfundon reagimin e saj.
Lajmi ditës
Saranda Imeri Stafai: Ali Ahmeti, nga të vjen siguria se Grubi do të lirohet? Po ndikimi i tij në rastin Mijallkov?
