Lajmi ditës

Nesër çmime të reja të derivatëve në Maqedoni

Nesër çmime të reja të derivatëve në Maqedoni

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret rritje të vogël të çmimit të derivateve të naftës gjatë ditës së nesërme.

Mickoski tha se kjo është pasojë e rritjes së çmimit të derivateve në bursat botërore. Vlerësimin final ai tha se do ta japë Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Jemi rritje gjatë javës së kaluar në naftës në berzat botërore për 5-6% dhe rritje më të ulët të benzinës për 2-3%. Pres të kemi rritje prej 2 deri 2.5 denarë për litër dizelin dhe rreth 1 denarë për benzinën. Por gjithsesi të presim nesër Komisioni Rregullator t’i thotë numrat e fundit. Por ne përsëri mbesim shtet me çmimet më të ulëta të derivateve të naftës dhe benzinës.” – Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk

Ndaj / Сподели