LAJME
E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikE trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafik
Lajmi ditës

Ja sa i kushtojnë Maqedonisë pensionet për një vit

Ja sa i kushtojnë Maqedonisë pensionet për një vit

Llogaritja e Fondit Pensional tregon se pensioni mesatar në vitin 2026 do të arrijë në 447 euro dhe numri i pensionistëve këtë vit do të rritet me 1 për qind dhe do të arrijë në 351.676. Buxheti total për pagesat e pensioneve këtë vit do të “peshojë” 1.900.000.000 euro

Pensioni mesatar në mars arriti në 28.120 denarë me rritjen e fundit lineare të pensioneve, tregojnë të dhënat e Fondit Pensional. Të dhënat zyrtare tregojnë gati 40 për qind e pensionistëve pranojnë deri 400 euro pensione në mesatare. Me qëllim përmirësimin e standardit të pensionistëve më të cenueshëm, pati katër rritje lineare nga shtatori 2024 deri në mars 2026. “Kjo Qeveri, duke marrë parasysh përmirësimin e standardit të pensionistëve, ka bërë diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në një Maqedoni të pavarur dhe sovrane, kur bëhet fjalë për pensionistët. Nga shtatori 2024 deri në mars 2026, Qeveria i rriti pensionet me gjithsej 7.000 denarë. Kjo rritje do të thotë që për pagesën e rregullt të pensioneve në vitin 2026, në buxhet ndahen rreth 500 milionë euro më shumë sesa në vitin 2024”, tha drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, në festimin e fundit të 80-vjetorit të Unionit të Pensionistëve.

Bile pensionet e marsit, të cilat janë më të larta për 1.000 denarë në përputhje me rritjen lineare të pensioneve, i morën 347.296 pensionistë. Në shumën totale të parave të përdorura për pagesën e pensioneve, rritja është pothuajse 500 milionë euro më shumë në vitin 2026 krahasuar me vitin 2024. Si shembull, në shtator 2024, kur u pagua pensioni i gushtit, u paguan 7.21 miliardë denarë. Për pagesën e pensionit të marsit 2026, pagesa totale e pensionit është 9.65 miliardë denarë, që është 2.44 miliardë denarë më shumë në muaj krahasuar me shtatorin 2024. Me rritjet e fundit të pensioneve, pohon Memov, pensioni minimal për periudhën 2024-2026 është rritur me 61.75 për qind, ndërsa pensioni mesatar është rritur me rreth 40 për qind.

Njëherësh, përllogaritjet e Fondit Pensional tregojnë se deri në fund të vitit do të ketë mbi 350 mijë pensionistë në Maqedoni. Mënyra se si po rriten pensionet u vu re edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, i cili tregoi se rritja e pensioneve dhe pagave ndikon në inflacion. Llogaritja e Fondit Pensional tregon se pensioni mesatar në vitin 2026 do të arrijë në 447 euro dhe numri i pensionistëve këtë vit do të rritet me 1 për qind dhe do të arrijë në 351.676. Buxheti total për pagesat e pensioneve këtë vit do të “peshojë” 1.900.000.000 euro.

Ndaj / Сподели