LAJME
Musk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropianMusk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian
Lajmi ditës

Ndërron jetë Dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i njohur shqiptar

Ndërron jetë Dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në Londër, në orët e hershme të mëngjesit historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti.

Dauti ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet. I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Daut Dauti la pas një veprimtari të gjerë në gazetari, historiografi dhe studime që lidhen me Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai i kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Karrierën në gazetari e nisi në gazetën studentore “Bota e Re”, për të vazhduar më pas në revistën “Zëri”. Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj në Londër, ndërsa gjatë viteve 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR).

Në vitet 2000–2002, Dauti shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe ishte anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndaj / Сподели