Lajmi ditës

Aksion ndërkombëtar i Maqedonisë, Kosovës dhe Greqisë: Shkatërrohet grupi kriminal, konfiskohen 300 kg marihuanë

Aksion ndërkombëtar i Maqedonisë, Kosovës dhe Greqisë: Shkatërrohet grupi kriminal, konfiskohen 300 kg marihuanë

Në një aksion të madh ndërkombëtar policor, në të cilin morën pjesë policitë e Maqedonisë, Greqisë dhe Kosovës, është shkatërruar një grup kriminal për trafikim droge, si dhe janë konfiskuar rreth 300 kilogramë marihuanë.

Aksion ndërkombëtar i Maqedonisë, Kosovës dhe Greqisë: Shkatërrohet grupi kriminal, konfiskohen 300 kg marihuanë

14 August 2026, 19:33

Në një aksion të madh ndërkombëtar policor, në të cilin morën pjesë policitë e Maqedonisë, Greqisë dhe Kosovës, është shkatërruar një grup kriminal për trafikim droge, si dhe janë konfiskuar rreth 300 kilogramë marihuanë.

​Operacioni u realizua për disa ditë në territorin e disa shteteve. Është shkatërruar grupi ndërkombëtar kriminal i dyshuar për trafikim me narkotika, ndërsa deri më tani janë arrestuar disa persona.
​Nga ana e Maqedonisë mori pjesë Ministria e Punëve të Brendshme përmes Departamentit të Policisë Kriminalistike, ndërsa aktivitetet hetimore u realizuan në koordinim me prokurorët kompetentë nga Maqedonia, Kosova dhe Greqia.

​Bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar i cili është rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe shkëmbimi më të gjatë të informacioneve operative mes organeve policore dhe gjyqësore të të tria vendeve. Përmes veprimit të përbashkët janë ndjekur aktivitetet e grupit kriminal, pas çka janë ndërmarrë veprime të koordinuara policore për shkatërrimin e tij.

​Operacioni policor është në rrjedhë e sipër, ndërsa veprimet hetimore vazhdojnë në territorin e Maqedonisë dhe Kosovës. Për shkak se hetimi është aktiv, detaje shtesë zyrtare për numrin e personave të përfshirë, mënyrën e veprimit të grupit dhe aktivitetet e tjera të ndërmarra, autoritetet paralajmërojnë pas përfundimit të procedurave përkatëse hetimore.

Ndaj / Сподели