Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj mospublikimit të procesverbaleve të mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën shqipe, duke pretenduar se prej afër një viti, përkatësisht për 83 seanca të njëpasnjëshme, këto dokumente nuk janë të qasshme në versionin shqip të faqes zyrtare të Qeverisë.Sipas BDI-së, procesverbali i fundit i publikuar në gjuhën shqipe mban datën 19 shtator 2025, ndërsa që prej asaj kohe janë zhvilluar 83 seanca të Qeverisë, pa u publikuar procesverbalet përkatëse në shqip.Nga kjo parti thonë se bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej rreth 11 muajsh, ndaj kërkojnë sqarime se si po zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve brenda vetë Qeverisë.“Një numër kaq i madh dokumentesh të papublikuara kërkon sqarim të plotë për mënyrën se si po zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve brenda vetë Qeverisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.Partia opozitare shqiptare thekson se çështja bëhet edhe më serioze për faktin se, sipas saj, është ngritur publikisht edhe më herët, ndërsa përfaqësues të VLEN-it kishin deklaruar se procesverbalet ishin në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.“Sot, 83 procesverbale të njëpasnjëshme vazhdojnë të mos jenë të qasshme në shqip”, akuzon BDI.BDI thotë se dënon atë që e cilëson si shpërfillje të detyrimeve ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Nga Qeveria kërkohet të bëjë publike arsyet e mospublikimit të procesverbaleve, të sqarojë se kush mban përgjegjësi për situatën dhe të publikojë menjëherë dokumentacionin që mungon në gjuhën shqipe.Në reagim përmendet edhe çështja e sanksioneve të parashikuara nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. BDI kërkon që institucionet kompetente të konstatojnë nëse në këtë rast ekzistojnë kushte për përgjegjësi dhe, nëse po, të veprojnë në përputhje me ligjin.Kritika të drejtpërdrejta BDI adreson edhe ndaj VLEN-it, duke kërkuar që përfaqësuesit e koalicionit shqiptar në pushtet të sqarojnë se si është lejuar që, sipas pretendimeve të BDI-së, për 11 muaj dhe 83 seanca të Qeverisë procesverbalet të mos publikohen në shqip.Në fund, BDI kritikon edhe gjendjen e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, duke pretenduar se institucioni është dobësuar dhe degraduar deri në atë masë sa nuk është më në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive rolin e tij.“Ta thërrasim Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve që të veprojë tashmë pothuajse nuk vlen. VLEN-i e ka degraduar dhe dobësuar deri në atë pikë sa ky institucion, që duhej të ishte një nga mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, është bërë praktikisht i pafuqishëm”, thuhet në reagim. (koha.mk)
Lajmi ditës
BDI: Skandal në Qeveri, 83 seanca pa procesverbale në gjuhën shqipe
