Lajmi ditës

Kokainë dhe marihuanë të gjetura në disa lokacione në Shkup, personat arrestohen, pasojnë kallëzime me procedurë të shpejtë

Kokainë dhe marihuanë të gjetura në disa lokacione në Shkup, personat arrestohen, pasojnë kallëzime me procedurë të shpejtë

Më 09.08.2026, në ora 01:00, në rajonin e Karposhit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë, një peshore digjitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.Po ashtu, më 08.08.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Bukuresht” në Karposh të Shkupit, policia arrestoi D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një të mitur 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare ndaj D.M., janë gjetur dhe sekuestruar sasi më e madhe marihuane dhe kokainë.Personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse me procedurë të shpejtë.

Ndaj / Сподели