Lajmi ditës

Përleshje me thika në bulevardin “Boris Kidriç” në Tetovë, dy persona përfundojnë në spital!

Përleshje me thika në bulevardin “Boris Kidriç” në Tetovë, dy persona përfundojnë në spital!

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një kafiteri në bulevardin “Boris Kidriç” në Tetovë, ku sipas informacioneve që ka siguruar Tema.mk, ka ndodhur një përleshje mes disa personave, gjatë së cilës janë përdorur edhe thika. Sipas burimeve të mirëinformuara, si dhe informacioneve nga Spitali Klinik i Tetovës, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Rrethanat që çuan deri te incidenti dhe gjendja e të lënduarve ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet që gjatë ditës institucionet përkatëse të dalin me më shumë detaje dhe informacione zyrtare lidhur me ngjarjen./Tema.mk

Ndaj / Сподели