LAJME
Humbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBATronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur, ja detajet!Humbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBATronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur, ja detajet!
Lajmi ditës

Nikollovski: Dogana realizoi arkëtimin më të lartë historik të të ardhurave

Nikollovski: Dogana realizoi arkëtimin më të lartë historik të të ardhurave

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë muajit korrik kanë realizuar të ardhurat më të larta mujore në histori, në vlerë prej 14,14 miliardë denarësh, ose 1,5 miliardë denarë (11,8%) më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, përcjell TV21. Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, deklaroi se këto rezultate dëshmojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit po rrit aftësinë e shtetit për të gjeneruar më shumë të ardhura. Sipas tij, fakti që për të katërtën herë në dy vitet e fundit po thyhen rekordet historike të arkëtimit nuk është i rëndësishëm vetëm për shkak të shifrave, por edhe për trendin që tregon efikasitetin e sistemit.

Nga Drejtoria Doganore njoftojnë se rritja e të hyrave në korrik është ndikuar kryesisht nga:

-rritja e furnizimeve me pajisje nga Ministria e Mbrojtjes,
-importi më i lartë i naftës dhe derivateve të saj,
-si dhe rritja e importit të duhanit dhe produkteve të duhanit.
Në periudhën janar–korrik 2026, Drejtoria Doganore ka realizuar gjithsej 80,5 miliardë denarë (rreth 1,3 miliardë euro) të ardhura, që janë 87,6 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndaj / Сподели