LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

Darsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditë

Darsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditë

Katër banorëve të fshatit Dobërdoll të Gostivarit u është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh, pas hetimeve për gjuajtjet me armë zjarri në një aheng familjar, videoja e të cilit u publikua në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Aksioni pasoi pasi SPB Tetovë, pas publikimit të pamjeve, kreu bastisje në disa lokacione të fshatit.
Gjatë aksionit policor u privuan nga liria gjashtë persona, ndërsa një tjetër u thirr për bisedë zyrtare. Në bastisje u gjetën dhe u sekuestruan disa armë dhe sasi municioni.
Te një person u gjet një pistoletë me gaz, ndërsa në një shtëpi tjetër u zbuluan 30 fishekë për pistoletë me gaz, 27 gëzhoja të shkrepura dhe një fishek për armë gjahu. Në një bastisje tjetër policia gjeti një pistoletë me tetë fishekë, një pushkë gjahu me shtatë fishekë dhe një pistoletë me gaz.
Pas sigurimit të provave dhe ndalimit të të dyshuarve, gjykata caktoi masën e paraburgimit prej tetë ditësh për katër persona të përfshirë në rast.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të përfshirëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.

Ndaj / Сподели