LAJME
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBAArrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA
Lajmi ditës

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Qindra emigrantë kanë hyrë gjatë javës së fundit në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, duke kaluar nga Maroku. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i territorit, Juan Jesús Vivas, i cili paralajmëroi se fluksi i madh po tejkalon kapacitetet e autoriteteve lokale dhe i bëri thirrje qeverisë spanjolle të ndërhyjë.

Sipas raportimeve, ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, pritet të vizitojë Ceutën të premten për të vlerësuar situatën.

Pamjet e publikuara tregojnë emigrantë që kalojnë kufirin duke notuar në det me gomone dhe mjete të tjera lundruese, ndërsa të tjerë shihen duke hyrë përmes një porte në gardhin kufitar.

Ceuta, e vendosur në bregun verior të Marokut, por pjesë e territorit spanjoll, ndahet nga Spanja kontinentale nga Ngushtica e Gjibraltarit dhe prej vitesh është një nga pikat kryesore të hyrjes për emigrantët që synojnë të arrijnë në Europë.

Ka raportime të ndryshme për numrin e personave që kanë kaluar kufirin. Mediat spanjolle vlerësojnë se vetëm të enjten në Ceuta kanë hyrë nga 2 mijë deri në 3 mijë persona, megjithëse Guardia Civil nuk e ka konfirmuar këtë shifër.

Ndaj / Сподели