Lajmi ditës

Rrokulliset një veturë në autostradën Tetovë–Gostivar, ja detajet

Rrokulliset një veturë në autostradën Tetovë–Gostivar, ja detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kaluar në autostradën Tetovë–Gostivar, ku një veturë e tipit Golf 5 është rrokullisur para urës së Kamjanit, shkruan Tema.mk.


Sipas informacioneve fillestare, vetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, çka dyshohet se ka çuar në humbjen e kontrollit dhe rrokullisjen e automjetit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Tema.mk/

Ndaj / Сподели