LAJME
Lajmi ditës

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, dy persona të arrestuar

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, dy persona të arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka regjistruar katër raste të dhunës në familje, ndërsa dy persona janë privuar nga liria.
Rasti i parë është shënuar më 3 korrik 2026, rreth orës 01:55, në një fshat të rajonit të Gjevgjelisë, ku policia arrestoi një 45-vjeçar, pasi sipas kallëzimit, rreth orës 00:10 në shtëpinë e tij kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Në një rast tjetër, më 2 korrik në ora 19:00, një 80-vjeçar nga Shkupi raportoi se rreth orës 14:00, në banesën e tij në komunën Qendër, ishte sulmuar fizikisht nga vajza e tij 54-vjeçare. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Po më 2 korrik, në ora 23:55, policia në fshatin Borotinë të Komunës së Krivogashtanit arrestoi B.S. (29), pasi në shtëpinë familjare kishte kanosur babanë e tij. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Ndërkaq, në ora 14:55 në Kërçovë, një grua 40-vjeçare raportoi se më 29 qershor vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga ish-vjehrri i saj, i cili njëkohësisht kishte kërcënuar si të miturën ashtu edhe nënën e saj. Policia po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Ndaj / Сподели