Lajmi ditës

Si ndodhi rasti tragjik në Dobrosht, ku një 33 vjeçar humbi jetën – ja DETAJET e para

Si ndodhi rasti tragjik në Dobrosht, ku një 33 vjeçar humbi jetën – ja DETAJET  e para

Në fshatin Dobrosht është raportuar një ngjarje tragjike ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt gjatë punës, shkruan Tema.mk.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se ka rënë nga një skelë ndërtimi, ku po punonte në momentin e aksidentit. Rënia ka qenë fatale, ndërsa ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.


Autoritetet kanë dalë në terren dhe po hetojnë rrethanat e plota të këtij rasti, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë.

Ndaj / Сподели