LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

“25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit”, Ferati: Fokusi te rinia dhe dialogu shoqëror

“25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit”, Ferati: Fokusi te rinia dhe dialogu shoqëror

** Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit që po mbahet në Shkup, theksoi rëndësinë e orientimit të debatit politik dhe shoqëror drejt së ardhmes, me fokus te shteti i së drejtës, gjithëpërfshirja dhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë.Në fjalën e tij, Ferati tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të jetë vetëm një moment përkujtimi, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi atë se çfarë duhet bërë më mirë në vitet që vijnë.“Rinia është e ardhmja e këtij vendi, por mbi të gjitha është resursi ynë më i madh për të ndërtuar një shoqëri më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe me standard më të lartë jetese”, theksoi Ferati.Ai vuri në pah nevojën për rritjen e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, duke e cilësuar dialogun e hapur dhe konstruktiv si një bazë të rëndësishme për krijimin e një kulture të re të dialogut politik dhe shoqëror.Ferati bëri të ditur se eventi u organizua brenda vetëm 20 ditësh nga marrja e detyrës, së bashku me ekipin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.Në panel morën pjesë profesorë universitarë, ekspertë, ish-diplomatë, politikanë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, duke krijuar një forum me perspektiva të ndryshme për të diskutuar të ardhmen e shoqërisë.Sipas Feratit, pikërisht kjo shumëllojshmëri zërash i jep vlerë debatit dhe mund të kontribuojë në gjetjen e ideve konkrete për forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit shoqëror, derisa në fund të fjalimit falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në panelin e diskutimit.

Ndaj / Сподели