Ukraina i është përgjigjur me një kundërofensivë të fuqishme kërkesave të Vladimir Putinit në negociatat për paqe, duke treguar se nuk ka ndërmend të pranojë kushtet ruse për dorëzimin e territoreve të Donbasit.Sipas raportimeve, Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha me dronë ndaj Rusisë, duke lëshuar rreth 1.015 dronë drejt objektivave të ndryshëm strategjikë.Në shënjestër të sulmeve thuhet se ishin qendra të të dhënave, rafineria e naftës në Shën Petersburg, baza detare, termocentrale, nënstacione elektrike dhe infrastruktura të tjera kritike.Sulmi ndodhi në të njëjtën kohë me nisjen e negociatave të paqes në Abu Dhabi, duke i dhënë një dimension të veçantë zhvillimeve në terren.Ndërkohë, kërkesa fillestare e Putinit ishte që Ukraina të tërhiqej vullnetarisht nga Donjecku dhe Luhansku, si kusht që Moska të shqyrtonte mundësinë e një armëpushimi.Por Kievi nuk e pranoi këtë qasje.Mesazhi i Ukrainës është se lufta nuk mund të përfundojë përmes imponimit të kushteve territoriale dhe se ushtria ukrainase ruan kapacitetin për të goditur objektiva edhe thellë brenda territorit rus.Zhvillimet tregojnë se Rusia nuk mund ta konsiderojë të garantuar një fitore të shpejtë, ndërsa Ukraina synon të dëshmojë se ka ende kapacitete ushtarake për të vazhduar rezistencën dhe për të ndryshuar raportin e presionit në këtë luftë.
Lajmi ditës
Ukraina i jep përgjigje Putinit: Me mijëra dronë godasin Rusinë, Kievi dëshmon se lufta mund të zhvendoset në territorin rus!
