Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se SHBA-ja ka marrë kontrollin e plotë në Ngushticën e Hormuzit. Ai ka deklaruar se ushtria amerikane ka pastruar të gjithë ngushticën nga minat dhe se tani është e hapur.“Shikoni, e vetmja që ka kontrollin e Ngushticës së Hormuzit tani është Marina e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Trump ka shtuar se tani anije të shumta mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Ne lejojmë njerëzit që duam të hyjnë. Tani, paksa komplekse, sepse ata, herë pas here, hedhin një minë. Ne i gjejmë minat. E dini, ne e kemi minuar të gjithë ngushticën.”, ka deklaruar Trump.
